U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Komandanti i Policisë Ushtarake të FSK-së diskutojnë për thëllimin e bashkëpunimit

Aktuale

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Komandanti i Policisë Ushtarake të FSK-së diskutojnë për thëllimin e bashkëpunimit

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:44
Foto nga takimi

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim zyrtar me Komandantin e Policisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nënkolonel z. Besnik Selimi dhe Zyrtarën Ligjore nga Shtabi i Përgjithshëm znj. Albana Çeku.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Komandanti Selimi patën diskutime përmbajtjesore lidhur me autorizimet dhe mandatin që Policia Ushtarake e ka të përcaktuar me ligj në hetimin e veprave penale.

Të cilat kryhen nga pjesëtarët e FSK-së, bashkëpunimin profesional dhe ligjor ndërmjet institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe hetuesve të Policisë Ushtarake në fazat e procedurës penale, si dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë në çështjet që bien në kompetencë të institucioneve respektive.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Komandanti i Policisë Ushtarake të FSK-së, diskutuan edhe për nevojën e mbajtjes së trajnimeve të përbashkëta dhe nënshkrimit të një memorandumi të bashkëpunimit në të ardhmen ndërmjet të dyja institucioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat