Zgjatet afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për bizneset

Aktuale

Zgjatet afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për bizneset

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është shtyrë afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Sipas njoftimit, thirrja për këtë fazë do të jetë e hapur deri më 31 janar të vitit 2024.

Aplikoni për pajisjet efiçiente për ngrohje:Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€, Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.’, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë, bën të ditur ministria e Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat