“Krimet nuk mbulohen me shpifje e propagandë o Haxhi Shala”, reagon familja Imeri: Me fat Haga komandant Topi!

Aktuale

“Krimet nuk mbulohen me shpifje e propagandë o Haxhi Shala”, reagon familja Imeri: Me fat Haga komandant Topi!

Nga: N. Sh. Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 16:47
Haxhi Shala

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, ka reaguar pas arrestimit të komandant Topit – Haxhi Shalës nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, kjo familje i drejtoht Shalës, se nuk mund të mbulohen krimet me shpifje e propagandë.

Tutje familja Imeri shkruan se, tash mundet Shala që t’i nxjerr dëshmitë e rreme.

Reagimi i plotë:

'Komandant' Topi qenka arrestuar dhe transferuar në Hagë.

Dmth krimet nuk mbulohen me shpifje e propagandë o Haxhi  Shala.

Tash e ke rastin ideal  t'i nxjerresh dëshmitë e rreme, me fat Haga.

Do të ketë lajme edhe ma interesante në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat