Kryetari i Suharekës: Komunat e VV-së më të dobëtat, kanë pasur nevojë për ndihmën e Qeverisë

Aktuale

Kryetari i Suharekës: Komunat e VV-së më të dobëtat, kanë pasur nevojë për ndihmën e Qeverisë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 17:17
Bali Muharremaj

Pasi Qeveria ka ndarë për Suharekën 100 mijë euro, apo 1 euro e 77 centë për kokë banori, ka reaguar kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj tha se komunat që udhëhiqen nga VV-ja janë më të dobëtat dhe kanë pas nevojë për ndihmë.

Ai thotë se për diskriminimin  e komunave është marre të flasim.

“Nuk jam kryetar që ankohem, jemi komunë e zhvilluar, kështu ka vendosë Qeveria. Nuk dua të flas për diskriminim se është marre, se çdo vit buxheti po ndahet në bazë të numrit të banorëve. Komunat e VV-sa janë më të dobëta dhe kanë pas nevojë më shumë, ne kemi më shumë buxhet por e bëjmë njëfarë bilanci”, ka deklaruar Muharremaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat