Avokati i Haxhi Shalës: Ishte duke e dërguar babain në operacion – Ia sekuestruan telefonin

Aktuale

Avokati i Haxhi Shalës: Ishte duke e dërguar babain në operacion – Ia sekuestruan telefonin

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 21:42
Haxhi Shala

Avokati Xhevdet Smakiqi ka thënë se Gjeneral Haxhi Shala është arrestuar në ditën kur ai kishte shkuar në vendlindje për ta dërguar babain në operacion.

Ai tutje në emisionin “Politiko" tha që Shala nuk është lejuar që ta kontaktojë një avokat dhe sipas tij kjo është shkelje.

“Vetë ndalimi pa mundësinë që të kontaktojë një avokat, qoftë edhe mua nënkupton që ZPS-ja ka bërë shkelje sepse në momentin kur ndalohet dikush sipas ligjit për Dhomat e Specializuara, Kushtetutës së Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare një të dyshuari nuk guxon t’i ndalohet që të kontaktojë një avokat “, ka thënë avokati Smakiqi.

Smakiqi tutje tha që Gjykata obligohet që t’ia caktojë një avokat dhe nuk mundet të mbahet seanca pa praninë e avokatit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat