Qeveria me Projektligj për kontrollin e kufirit shtetëror, Sveçla jep detaje

Aktuale

Qeveria me Projektligj për kontrollin e kufirit shtetëror, Sveçla jep detaje

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 11:44
Xhelal Sveçla.

Gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në rend dite ka qenë shqyrtimi i Projektligjit për kontrollin e kufirit shtetëror. Më shumë detaje për këtë Projektligj ka dhënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai tha se kjo nismë legjislative ka për qëllim që të forcojë kontrollin e kufirit shtetëror dhe të përcaktojë kompetencat e Policisë lidhur me kontrollin kufitar.

“Përmes këtij Projektligji i ofrojmë organeve tona të kontrollit kufitar kuadrin ligjor, mjetet dhe burimet e nevojshme që të adresojnë në mënyrë efektive sfidat për menaxhimin e kufirit dhe për ta ruajtur sigurinë dhe sigurinë e kufirit”.

“Projektligji parasheh qasje gjithëpërfshirëse ndaj kontrollit kufitar, që është hartuar për të ngritur bashkëpunimin mes organeve të përfshira në menaxhimin e kufirit. Ai vendos rregulla të qarta për koordinimin ndërmjet agjencive të zbatimit të ligjit dhe autoriteteve të kontrollit kufitar. Kjo përpjekje bashkëpunuese është thelbësor për të siguruar një kontroll dhe menaxhim efikas të kufirit”, tha Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat