Shtesat e fëmijëve, Murati ka një sqarim të rëndësishëm për prindërit

Aktuale

Shtesat e fëmijëve, Murati ka një sqarim të rëndësishëm për prindërit

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 12:38
Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka sqaruar të gjithë prindërit se shtesa prej 100 euro do të ndahet vetëm një herë në vit. Ndërkaq, ai tha se shtesat prej 20 euro për fëmijët deri në 2 vjet dhe 10 euro për ata deri në 16 vjet do të jepen çdo muaj.

“Shtesat e fëmijëve pra vazhdohen të merren për çdo muaj, e kjo është çdo vit në fundvit dhe ideja apo synimi që duam ta arrijmë me këtë shtesë kur është dizajnuar ka qenë në një farë formë rimbursimi i TVSH-së për një minimum jetik për gjithë fëmijët e vendit”, ka thënë Murati.

E nga viti i ardhshëm, Murati tha se edhe shtesa vjetore do të ndryshojë varësisht nga të ardhurat e prindit.

“Këtë vit nuk kemi bërë dallime në bazë të të ardhurave, mirëpo nga viti i ardhshëm e më tutje, do të ketë përcaktim të nivelit të shtesës vjetore në bazë të të ardhurave vjetore”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat