100 euro shtesë për fëmijë dhe pensionistë, Rukiqi, LDK: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, blerja e votës vazhdon me para të taksapaguesve

Aktuale

100 euro shtesë për fëmijë dhe pensionistë, Rukiqi, LDK: Shteti nuk zhvillohet me ndihma, blerja e votës vazhdon me para të taksapaguesve

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 13:47
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave prej 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, Rukiqi ka thënë se blerja e votës nga pushteti po vazhdon me mjete të taksapaguesve.

Sipas tij “shteti nuk zhvillohet me ndihma”.

Reagimi i plotë:

Blerja e votës vazhdon, me mjete të taksapaguesve, përmes vendimeve të Qeverisë.

Nuk e ka bërë asnjë investim në arsim, shendetësi, çerdhe, rrugë, energji. Mjetet e pashpenzuara ku duhet, po i shpërndan për të blerë vota.

Ne të njejtën kohë, ka perkeqësuar ambientin për biznes dhe për investime.

SHTETI NUK ZHVILLOHET ME NDIHMA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat