Abidixhiku në Strasbug kërkon nga PE të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Aktuale

Abidixhiku në Strasbug kërkon nga PE të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 14:02
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, vizitën në Strasburg e ka mbyllur me takimet me Rainer Wieland – zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Abdixhiku ka kërkuar nga Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës.

“Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.”

Postimi i plotë:

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku vizitën në Strasburg e mbylli në takimet me z. Rainer Wieland , zëvendëspresident i Parlamentit Evropian; kryetarin e komisionit për punë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister si dhe eurodeputetin e komisionit për punë të jashtme për Ballkanin Perëndimor, Andrey Kovatchev.

Kryetari Abdixhiku kërkoi që Parlamenti Evropian të vazhdojë mbështetjen ndaj Kosovës dhe përkundër zhvillimeve të hovshme në Ballkan, vendi ynë ta ketë vëmendjen e Parlamentit Evropian si institucion i cili promovon vlera të barabarta dhe demokratike, si dhe vlerësoi që rrugëtimi drejt Evropës bëhet vetëm me aleatët tanë ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat