Haxhi Shala nuk deklarohet lidhur me fajësinë apo pafajësinë për veprat për të cilat akuzohen nga ZPS-ja

Aktuale

Haxhi Shala nuk deklarohet lidhur me fajësinë apo pafajësinë për veprat për të cilat akuzohen nga ZPS-ja

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:05
Haxhi Shala

Gjyqtari i procedurës paraprake, Nikola Giju, sot ka hapur seancën për paraqitjen e parë ndaj të akuzuarit Haxhi Shala, me numër të lëndës KSC -BC- 2023-11.

Ndaj Shalës më 12 dhjetor 2023 ishte ngritur aktakuzë për frikësim të dëshmitarëve, tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare individualisht dhe me pjesëmarrje në grup, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë seancë gjyqtari i procedurës paraprake, Nikola Giju i ka njoftuar të pandehurin se mund të paraqitet për pafajësinë e tij brenda 30 ditësh nga data e sotme, mirëpo i njëjti nuk është deklaruar lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij.

Lidhur me mosdeklarimin e tij, Haxhi Shala pati një arsye, mirëpo e njëjta nuk u dëgjua sepse mikrofoni i tij nuk ishte i hapur.

I pandehurit është njoftuar për pikat e akuzës, të drejtat e tyre, ndjekjen e procedurës, kundërshtimin e provave dhe përbërjen e gjykatës, si dhe kundërshtimin e masës së paraburgimit.

Në fund të kësaj seance gjyqtari i procedurës paraprake, Nikola Giju, tha se do të caktohet një seancë e re për vetdeklarimin e Shalës lidhur me fajësinë apo pafajësinë e tij. Ndërsa shtoi se gjatë pasdites do të caktohet edhe data kur do të mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat