Kurti në lansimin e raportit të Atlantic Council, u bën thirrje 5 vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Aktuale

Kurti në lansimin e raportit të Atlantic Council, u bën thirrje 5 vendeve të BE-së që ta njohin Kosovën

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në lansimin e raportit “Rikthimi në rrugën e drejtë, Zbërthimi i perspektivës Euro-Atlantike dhe zhvillimore të Kosovës” nga Atlantic Council.

Nga zyra e kryeministrit njoftojnë se në adresimin e tij, kryeministri kujtoi rëndësinë historike të luftës së Kosovës për liri dhe pavarësi, të arritur me sakrifica ndër shekuj dhe së fundmi me ndërhyrjen e NATO-s. Ai reflektoi mbi rolin e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara në mbështetjen e Kosovës dhe theksoi rëndësinë e të kuptuarit të arsyeve pas ndërhyrjeve të tilla”.

Tutje bëhet e ditur se kryeministri ngriti shqetësimin për përdorimin e Kosovës si precedent për justifikimin e ndërhyrjeve diku tjetër dhe e dënoi këtë qasje si sulm ndaj së vërtetës, njerëzimit dhe normave ndërkombëtare.

Ai ripohoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike dhe theksoi historinë e saj të suksesit në shtetndërtimin dhe zhvillimin socio-ekonomik që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Kurti u bëri thirrje pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, që ta njohin atë, duke thënë se kjo është përgjegjësi e përbashkët e komunitetit transatlantik. Ai theksoi rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat