Kush e vrau Liridonën? Flet sociologu

Aktuale

Kush e vrau Liridonën? Flet sociologu

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 00:49
Liridona Ademaj

Sociologu Fadil Maloku është shprehur se në Shqipëri e Kosovë është duke ndodhur një fenomen që ai e quajti ‘fenomeni i dezorganizimit social’.

Komentet Maloku i bëri në “Euronews Albania” ku komentoi vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë, me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

Maloku tha se në vendet tona po përballen dy sisteme të ndryshme të vlerave, prandaj sipas tij ndodhin edhe këto fenomene.

“Unë jam munduar që duke parë rastin të jap një përgjigje sociologjike sepse në shoqëritë tona ka mungesë të këtyre analizave dhe interpretimeve të këtyre fenomeneve. Në shoqëritë shqiptare është duke ndodhur një proces i dezorganizimit social.

Ka të bëjë me arratisjen nga normat, sjelljet dhe mentaliteti i mëhershëm. Kemi edhe një tjetër fenomen që është ardhja e një sistemi të ri vleror që të dy shoqëritë tona i ka gjetur të papërgatitura. Kemi ballafaqimin e dy sistemeve vlerore, atij në ikje dhe atij në ardhje. Qytetarët tanë nuk janë të gatshëm t’i lëshojnë këto norma dhe sjellje.

Në Shqipëri ende është kanuni gjallë, ndërsa në Kosovë vërej një lloj shkurorëzimi më të shpejtuar. Mungon një mekanizëm i sjelljes. Ky proces ka të bëjë me atë që e quaj proces i dezorganizimit social”, tha Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat