“Mësoi se shisja goxha apartamente” - Sipërmarrësi: Si m’u afrua Naim Murseli?

Aktuale

“Mësoi se shisja goxha apartamente” - Sipërmarrësi: Si m’u afrua Naim Murseli?

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 10:39
Naim Murseli

Sipërmarrësi shqiptar në Suedi, Bujar Zhuri, ishte të ftuar këtë të enjte në studion e Good Moorning Albanians në Euronews, ku rrëfeu njohjen me Naim Murselin.

Sipas sipërmarrësit, Naim Murseli, ishte një person i aftë në fushën e IT-së dhe e kontaktoi për të lidhur marrëveshje biznesi.

Zhuri tha se Naimi e dinte për të që shiste një numër të madh apartamentesh në Suedi dhe iu afrua për t’i shitur një faqe në web që merrej me marketing.

Sipas tij, hera e fundit që e kishte kontaktuar ishte përpara tre muajsh, por që marrrëveshja nuk u arrit.

“Naimi ishte një djalë që kishte studiuar IT dhe ishte goxha i përgqatitur. Ai bleu një domain dhe provoi të ma shiste mua. Ishte një faqe për marketing në Suedi, duke qenë se ai kishte marrë informacion që unë shisja goxha apartamente, me real estate dhe m’u afrua. E kishte blerë si domain përpara disa vitesh por nuk e bëri kurrë aktiv. Madje ma afroi përsëri për ta shitur përpara 3 ose 4 muajsh. Më shkruajti nëse doja ta blija përsëri, por unë e refuzova ngaqë kishin kaluar shumë kohë. Pashë te Naimi që është një person që donte të krijonte një marrëdhënie me interes financiar. Ai ofronte domainin dhe mund ta ndërtonte faqen, pasi kishte studiuar në këtë fushë”, tha Zhuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat