"Dhuratat" për fundvit, ja kur do t’i marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët

Aktuale

"Dhuratat" për fundvit, ja kur do t’i marrin nga 100 euro shtesë fëmijët dhe pensionistët

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Shtesat prej 100 eurove për pensionistët nuk do të dalin këtë javë me pensionet e rregullta, por në javët e ardhshme.

Po ashtu edhe për nënat dhe prindërit që marrin shtesa për fëmijët, do të njoftohen gjatë ditëve në vijim se kur do të procedohet shtesa prej 100 eurot e njëhershme për të gjithë fëmijët në kuadër të shtesës së rregullt prej 10-20 euro që ata i marrin shtesat për fëmijët.

Sa i përket këtyre dy masave nuk ka nevojë për aplikim për ata që janë ekzistues në skema.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati pas vendimit të marrë në Qeveri për shpërblimin e fëmijëve dhe pensionistëve për fundvit, ka theksuar se pensionet e rregullta për dhjetor ekzekutohen këtë të premte dhe sipas tij, është e pamundur të ndahen shtesat më 15 dhjetor.

“Ka të bëjë me shtesën e mbështetëse financiare prej 100 eurove për të gjithë përfituesit e skemave pensionale për muajin dhjetor. Marrë parasysh se pensionet e rregullta ekzekutohen këtë të premte ne do kemi të pamundur të ekzekutojmë shtesën në këtë datë, por gjatë javës në vijim do t’i njoftojmë pension-marrësit për ekzekutimin e kësaj shtese”, ka thënë ministri Murati pas mbledhjes së qeverisë.

Pas vendimit, dje ka pasur reagime të shumta për vendimin e ndarjes së mjeteve për fëmijët dhe pensionistët.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës njëherësh anëtari i Kryesisë së LDK-së,, Berat Rukiqi ka thënë se rreth 60 milionë euro është kostoja vendimit të fundit për mbështetje për fëmijët dhe të moshuarit. Madje, ai këtë mbështetje e ka qujatur ‘lëmoshë’.

Qeveria në mbledhjen e së mërkurës ka ndarë 40 milionë euro për FSK-në dhe nga 100 euro shtesa për fëmijët dhe pensionistët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat