Klinaku njofton se Nasim Haradinaj ka arritur në Gjakovë, pas lirimit nga burgu

Aktuale

Klinaku njofton se Nasim Haradinaj ka arritur në Gjakovë, pas lirimit nga burgu

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 13:52
Faton Klinaku dhe Nasim Haradinaj

Ushtruesi i detyrës së OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka njoftuar se ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj tashmë ndodhet në Kosovë, pas lirimit nga burgu.

Klinaku në një postim në Facebook, ka shkruar se Haradinaj sapo arriti në Gjakovë.

“Pas një hidhërimi në rastin e Calit, vjen një lajm gëzimi. Sapo arriti në Gjakovë shoku Nasim Haradinaj”, ka shkruar Klinaku.

Ndryshe Gjykata Speciale ka njoftuar sot se ka liruar nga burgu, Nasim Haradinajn. Lirimi i tij është bërë me vendim të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat