Haradinaj: Qëndrimet konsistente të Aleancës rezultuan të jenë largpamëse dhe të drejta

Aktuale

Haradinaj: Qëndrimet konsistente të Aleancës rezultuan të jenë largpamëse dhe të drejta

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 20:49
Ramush Haradinaj

AAK ka mbajtur sot mbledhjen e kryesisë, të fundit për këtë vit. Kështu ka njoftuar kreu i saj, Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Zhvilluam mbledhjen e fundit të Kryesisë së Aleancës për vitin 2023 dhe takime të ndara pune me Aleancën e Gruas dhe Aleancën e të Rinjve. Bashkëbiseduam për zhvillimet politike dhe angazhimet në Aleancë. Nga Aleanca e Gruas dhe të rinjtë e Aleancës u njoftuam me rezultatet e arritura këtë vit, si në aktivitetet politike, por ashtu edhe në planin e brendshëm organizativ”, shkroi Haradinaj.

Ai shtoi se partia e tij ka qenë konsistente në qëndrimet e veta politike.

“Ky vit nuk ishte aspak i lehtë sa i përket angazhimeve politike në vend, megjithatë si Aleancë rezulton që gjatë këtij viti kemi një momentum tejet pozitiv në të gjitha nivelet. Aleanca ka qenë konsistente në qëndrimet e veta politike, ku shumica e këtyre qëndrimeve kanë rezultuar të jenë largpamëse dhe të drejta”, shtoi Haradinaj.

Sipas tij, në komunat ku qeverisë AAK-ja, janë shembull i qeverisjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat