Gjykata e Hagës tregon si u deklarua Komandant Topi në të gjitha pikat e aktakuzës

Aktuale

Gjykata e Hagës tregon si u deklarua Komandant Topi në të gjitha pikat e aktakuzës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 08:56 Përditësuar në ora: 11:52 më 15.12.2023
Haxhi Shala

Gjykata e Hagës: Komandant Topi deklarohet i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës

Konferenca e parë mbi ecurinë në çështjen gjyqësore ndaj Haxhi Shalës, është mbajtur sot.

Në këtë seancë, komandant Topi është pyetur që të deklarohet fajtor ose i pafajshëm në pikat e aktakuzës.

Shala u deklarua i pafajshëm në të tri pikat e aktakuzës.

Ish-komandant Topi po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë.

Tri pikat e aktakuzës ndaj tij janë: Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit serioz, Pengimi i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare duke marrë pjesë në aksionin e përbashkët të një grupi, dhe Frikësimi gjatë procedurës penale.

Sipas Aktakuzës së Konfirmuar, midis së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzi dhe Bahtijari me dëshmitarin 1.

Thuhet gjithashtu se, me udhëzim të Shalës, Januzit dhe Bahtijarit u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime.

Sipas Aktakuzës, “kjo sjellje tregon se z. Shala synonte ta frikësonte dëshmitarin 1 dhe të pengonte persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Nis konferenca e parë në çështjen gjyqësore ndaj Haxhi Shalës

Konferenca e parë mbi ecurinë në çështjen gjyqësore ndaj Haxhi Shalës po mbahet sot.

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës  dy ditë më parë, nuk është deklaruar sot për akuzat që rëndojnë mbi të.

Shala u transferua në Hagë të martën.

Ai po akuzohet për pengim në administrim të drejtësisë.

Sipas Aktakuzës së Konfirmuar, midis së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzi dhe Bahtijari me dëshmitarin 1.

Në të thuhet gjithashtu se, me udhëzim të Shalës, Januzit dhe Bahtijarit u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime.

Sipas Aktakuzës, “kjo sjellje tregon se z. Shala synonte ta frikësonte dëshmitarin 1 dhe të pengonte persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Sot mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes së Haxhi Shalës

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të fillojë konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haxhi Shala.

Kjo konferencë pritet të fillojë në orën 09:30.

Ndryshe, Shala është arrestuar të hënën, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të fletarrestimit, urdhrit për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar të lëshuara nga Specialja.

Prokurorja e Specializuar, Kimberly West, konfirmoi se mbrojtja e dëshmitarëve mbetet një prioritet për ZPS-në.

“Është shumë e rëndësishme që të garantohet që qytetarët e Kosovës të flasin për të thënë të vërtetën dhe pa kërcënime për përvojat e tyre, jo vetëm që ky institucion të jetë i aftë të japë drejtësi, por edhe për sundimin e ligjit në Kosovë,” tha West.

Haxhi Shala u transferua në Qendrën e Paraburgimit të DHSK-së më 12 dhjetor, ndërkaq gjyqtari i procedurës paraprake konfirmoi aktakuzën kundër tij më 4 dhjetor 2023.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, midis së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023, Shala, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzit dhe Bahtijarit me dëshmitarin 1.

Në të thuhet gjithashtu se me udhëzim të Shalës, Januzi dhe Bahtijari u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime.

“Sipas aktakuzës, kjo sjellje tregon se Shala synonte ta frikësonte dëshmitarin 1 dhe të pengonte persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare. Në aktakuzën e konfirmuar Haxhi Shala akuzohet për: (i) frikësim; dhe (ii) tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.

Kujtojmë se gjatë këtij viti, Specialja ka kryer bastisje në Kosovë, disa prej tyre në pronat e ish-këshilltarëve të Thaçit.

ZPS ka deklaruar se do të hetojë dhe do të ndjekë penalisht të gjithë ata që i frikësojnë apo ndërhyjnë te dëshmitarët, ose “ofrojnë mbështetje financiare apo të ndonjë forme tjetër për vepra të tilla penale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat