Latifi: Në çantën e ushtarit të UÇK-së ndodhej libri “Tregime të zgjedhur amerikane”, çfarë shije estetike

Aktuale

Latifi: Në çantën e ushtarit të UÇK-së ndodhej libri “Tregime të zgjedhur amerikane”, çfarë shije estetike

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:37
UÇK

Blerim Latifi, profesor i filozofisë politike ka shkruar një status, ku ka treguar një detaj interesant.

Duke shkruar për betejën e Pashtrikut, ku ranë heroikisht shumë ushtarë të UÇK-së, përfshirë Mujë Krasniqin, hero i Kosovës. Profesori Latifi ka shpërndarë një fotografi, ku shihet një vepër me titull “Tregim të zgjedhura amerikane”, e cila gjendej në çantën e njërit prej luftëtarëve të UÇK-së.

Latifi, që vetë ishte ushtar i UÇK-së, ka shkruar me epitete të larta për shijen estetike të ushtarit të UÇK-së.

“Autorët më të mirë të letërsisë amerikane në çantën e një luftëtari të rënë për lirinë e Kosovës.

Çfarë shije estetike! Çfarë përputhje mes idealit të luftës dhe vlerave artistike! Një përputhje sublime. Një përputhje që veç tek UÇK-ja mund të gjendej.” – shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat