Musliu thotë se mospërmendja e Thaçit në fjalimin e Osmanit tregon injorancë e urrejtje patetike

Aktuale

Musliu thotë se mospërmendja e Thaçit në fjalimin e Osmanit tregon injorancë e urrejtje patetike

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 12:19
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se sot ka bojkotuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës pasi sipas saj, Osmani “nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”.

Musliu theksoi se me fjalimin e saj presidentja sot e dëshmoi që nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë.

“Vjosa Osmani edhe sot e dëshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë. Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa. Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit  tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të shërohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë”, tha Musliu në Facebook.

Kujtojmë që sot fjalimin e presidentes Vjosa Osmani para deputetëve e bojkotuan Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat