Musliu me gjuhë të ashpër ndaj Rrustemit: Mos u paraqit budallë kur nuk je o vëlla

Aktuale

Musliu me gjuhë të ashpër ndaj Rrustemit: Mos u paraqit budallë kur nuk je o vëlla

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 14:41
Adnan Rrustemi dhe Ganimete Musliu

Ganimete Musliu, deputet e PDK-së, është përplasur me Adnan Rrustemin, deputet i VV-së, sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

Madje, deputetja e PDK-së, e cila i replikoi Rrustemit, u lëshua në gjuhë, duke i reaguar ashpër.

Ajo ia shtroi një pyetje deputetit të VV-së.

“Adnan, a je i padijshëm apo vërtetë po paraqitesh i padijshëm?” – ishte pyetja e Musliut.

Në fund të fjalimit, Musliu i tha këto fjalë:

“Mos u paraqit budallë kur nuk je o vëlla” – shtoi Musliut, gjuhë e cila e shtyu nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujeveci.

Ajo i tha Musliut “ju lutem, kujdes me gjuhën që përdoret në Kuvend. Nuk është gjuhë parlamentare ajo fjalë e nderuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat