Ku do ta kryejnë dënimin të dënuarit nga Dhomat e Specializuara, flasin nga Gjykata

Aktuale

Ku do ta kryejnë dënimin të dënuarit nga Dhomat e Specializuara, flasin nga Gjykata

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Dhomat e Specializuara në Hagë të enjten shpallën vendimin e Apelit për rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Paneli i Apelit ka vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vjet burgim.

Mirëpo ku do ta vuajnë dënimin të pandehurit të cilët shpallen fajtor nga Gjykata, siç është rasti konkret i Mustafës?

Michael Doyle, koordinator për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Dhomat e Specializuara në një përgjigje dërguar telegrafit ka bërë të ditur se pas përfundimit të një vendimi, kryetarja e Gjykatës, pasi dëgjon të dënuarin, cakton shtetin ku do të vuajë dënimin.

Sipas kornizës ligjore të gjykatës, pasi të merret vendimi përfundimtar, atëherë kryetari i Gjykatës, pasi ka dëgjuar personin e dënuar, do të caktojë shtetin ku ai do të vuajë dënimin. Deri sa të merret një vendim i tillë, nuk mund të spekuloj për cilën vend mund të bëhet fjalë”, ka thënë Doyle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat