Afati për ndërrimin e targave ilegale ka përfunduar

Aktuale

Afati për ndërrimin e targave ilegale ka përfunduar

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Afati për ndërrimin e targave ilegale në ato të Republikës së Kosovës ka përfunduar dhe nuk do të zgjatet më.

Nga sot secili automjet që lëviz në rrugë me tabela ilegale do të gjobitet nga Policia e Kosovës e gjithashtu mund edhe t’i konfiskohet automjeti. Megjithatë në ditën e fundit të afatit shtesë, interesimi i qytetarëve në veri për ndërrimin e targave ishte i vogël.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë konfirmuar për RTK se nga fillimi i procesit, më 1 nëntor e deri tash, 3 mijë e 420 qytetarë i kanë konvertuar targat e tyre, nga ato ilegale në RKS, ku komunat:

Mitrovicë e Veriut dhe Leposaviqi prijnë me numrin më të madh të regjistrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat