​Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni, votoni

Aktuale

​Daut Haradinaj thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni, votoni

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 14:30
Daut Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ju ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës për dalje masive për të votuar në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se vota e shqiptarëve sot është zëri i tyre nesër.

"Të nderuar vëllezër dhe motra të Luginës, shfrytëzojeni të drejtën tuaj të votës që të keni përfaqësim! Vota e juaj sot, është zëri i juaj nesër", shkruan Haradinaj.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në këto zgjedhje po marrin pjesë me dy lista zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon - Shaip Kamberi” dhe “Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat