Pas fitores flet deputeti i rizgjedhur Shaip Kamberi, ka një thirrje për ndërkombëtarët

Aktuale

Pas fitores flet deputeti i rizgjedhur Shaip Kamberi, ka një thirrje për ndërkombëtarët

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 18:30
Shaip Kamberi

Deputeti i rizgjedhur në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ftuar faktorin ndërkombëtar që të jetë më i pranishëm në Luginë të Preshevës.

Kamberi në një intervistë, mes tjerash ka potencuar se qëndrimi i qeverisë së se serbe do të shihet pas konsolidimit.

Megjithëse, deputeti i vetëm shqiptar nuk mendon që do të ketë ndryshim, pasi presidenti do të jetë i njëjti.

“Nëse Bashkimi Evropian vendos të jetë më rigoroz në raport me Serbinë në çështjen e respektimit të drejtave të pakicave do të ketë përparime, por nëse ata vazhdojnë me një politikë pragmatike ku e përdhelin agresorin, sërish na pret një betejë e rëndë. E jona është të shpërfaqim gjithë atë diskriminim. Të ftojmë faktorin ndërkombëtar, që në Luginë të jenë më shumë prezentë dhe të bëjnë trysni të mjaftueshme në Serbinë”, ka theksuar Kamberi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat