Faton Klinaku ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, arrestohet e më pas lirohet?! Kjo është përgjigjja e policisë

Aktuale

Faton Klinaku ushtron dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve, arrestohet e më pas lirohet?! Kjo është përgjigjja e policisë

Nga: H.O. Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 22:48
Faton Klinaku

Gjatë muajit gusht të këtij viti, kryetari i OVL UҪK, Faton Klinaku thuhet se ka shkaktuar dhunë në familje, ndaj gruas dhe fëmijëve, gjë për të cilën edhe është arrestuar. Këtë e ka bërë të ditur një zyrtar policor që ka dashur të mbetet anonim.

I njëjti thotë se, Klinaku është lajmëruar nga familja e tij dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Sipas tij, rasti është hapur në stacionin e policisë në Kodrën e Trimave dhe pasi është intervistuar është liruar me procedurë të rregullt.

“Para disa muajve Kryetari i shoqatës së OVL-së së UCK-së Faton Klinaku për shkak se ka shkaktuar  dhunë në familje ndaj gruas dhe fëmijëve, është arrestuar dhe dërguar në stacion nga policia, pra vet familja e tij e ka lajmëruar rastin duke bërë dhunë brenda familjes si dhe në fund lirohet në procedurë të rregulltë. Rasti është hapur në stacionin veriu në Kodrën e Trimave dhe pasi është  dërguar në stacion dhe është intervistuar është liruar, dua të them se ky  rast është mbajtur fshehtë nga gusht i këtij viti”, thuhet në informacionin e këtij zyrtari të policisë.

Tutje, ai thotë se në raste të tilla, personat që shkaktojnë dhunë në familje arrestohen, ndërsa prokurori i rastit, për shkak të pozitës së Klinakut e liroi atë.

“Unë si polic jam dëshmitar kur ҫdo rast i dhunës në familje me automatizëm arrestohet ndërsa prokurori i rastit e liron vetëm pse ky përfaqëson këtë shoqatë. Përveҫ kësaj gruaja e tij ishte me sëmundje të rëndë”, thekson ai më tutje.

Ndërkaq, gazeta ‘Bota sot’, ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të pyetur më detajisht për këtë rast. Nga Policia e Kosovës nuk e kanë mohuar, por as pohuar një rast të tillë, duke thënë se bazuar në Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale, PK-ja nuk mund të jap informacione të tilla.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se bazuar në Ligjin mbi mbrojtjen e të dhënave personale, PK-ja nuk mund të jap informacione të tilla, përjashtuar kur organet kompetente të drejtësisë e kërkojnë këtë. Ndërsa, lidhur me rastet në përgjithësi dhe statistikat mund t’i gjeni ne raportet ditore 24 orëshe që i bëjmë publike për media dhe opinionin ҫdo ditë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat