Reshitaj për punën e Kuvendit 2023: Politizimi i skajshëm po i bën dëm parlamentarizmit

Aktuale

Reshitaj për punën e Kuvendit 2023: Politizimi i skajshëm po i bën dëm parlamentarizmit

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 00:40
Albena Reshitaj

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, tha se puna e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023 nuk është në vendin e duhur dhe sipas saj aty ku do të duhej të ishte, raporton teve1.info

E pyetur për punën njëvjeçare të legjislativit në emisionin “Info-Nata” Reshitaj tha se politizimi i skajshëm i partive politike në Parlament më shumë i ka bërë dëm se sa mirë parlamentarizmit.

“Do të kisha shumë dëshirë që sot të flisja për sukseset e punës sonë legjislative por edhe monitorimit të punës së Qeverisë si dy komponentët kryesore të agjendës legjislative të Parlamentit të Republikës së Kosovës por mund të them që nuk jemi në vendin e duhur dhe për tu vlerësuar aq sa do të kishim pas mundësi dhe e gjitha kjo si rezultat i një politizimi të skajshëm të çdo çështje brenda Kuvendit që mendoj që më shumë po i bënë dëm se sa që po i bënë mirë parlamentarizmit dhe çështjeve që do të duhej të realizoheshin me kohë për mirëqenie të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës”, tha Reshitaj.

Sipas saj, shumë seanca janë penguar apo disa nga to edhe janë ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit duke përfshirë mungesën edhe të deputetëve të shumicës parlamentare.

“Tjetër mospërmbushje e agjendës legjislative sepse shpesh ka ndodhur edhe një mosrespektim i rregullores së Kuvendit, shembull janë zhvilluar punimet e seancave pa u miratuar rendi i ditës nga Kryesia dhe kjo për mendimin tim paraqet shkelje, pastaj nuk kemi arritur t’i miratojmë shumë nisma legjislative dhe ende vazhdojmë të kemi pika të rendit të ditës nga seancat e kaluara si rezultat i mosharmonizimit të punës në mes të deputetëve të partive politike”, tha Reshitaj.

Deputetja Reshitaj tha se me vonesë u miratuan edhe marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat tha se ka qenë zë i fuqishëm që të miratohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat