Tahiri i kundërpërgjigjet LVV-së: Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, ata duhet ta braktisin vetë rrugën e qeverisjes korruptive

Aktuale

Tahiri i kundërpërgjigjet LVV-së: Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, ata duhet ta braktisin vetë rrugën e qeverisjes korruptive

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 15:04
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka bërë një reagim pas deklaratave të LVV-së, që sipas tyre opozita është pa alternativë.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se VV ka dështuar në qeverisje në këto tri vite, dhe se tani ka filluar të mbajë ligjërata koti se si bëhet opozita.

|Atyre që kanë bërë opozitë me tym e flakë, me gurë e gaz, nuk po ju pëlqen opozita jonë me rrugë institucionale, opozita jonë duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimet e tyre të mbrapshta. Ata frikësohen nga kushtetutshmëria dhe ligjshmëria prandaj janë në panik”, ka theksuar ai.

Sipas Tahiri, LVV duhet ta braktis rrugën e qeverisjes korruptive.

“Në vend që t’i mbajnë ligjërata opozitës, Vetëvendosja duhet ta braktis vetë rrugën e qeverisjes korruptive dhe të dëmshme, pasojat e të cilës sot po i vërejmë me inflacionin dhe varfërimin e qytetarëve dhe nesër do t’i vërejmë edhe më qartë me ikjen masive të qytetarëve nga keqqeverisja e tyre”, vijon ndër tjera reagimi i tij.

Ndryshe, sot Lëvizja Vetëvendosje sot ka reaguar lidhur me dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese nga partitë opozitare.

“Në mungesë të kritikës së mirëfilltë dhe alternativave ndaj propozimeve e vendimeve tona, me qëllim bllokimin e reformave tona transformuese e progresiste vazhdojnë të dërgojnë ligje në Gjykatën Kushtetuese. Kjo nuk ka të bëjë me opozitbërje, kjo është përpjekje e Klubit të Stërvjetëruar Politik që të ruaj grupet e interesit në mënyrë që të ruhet pasuria e tyre”, thuhet në deklaratën e lëshuar sot nga LVV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat