“Kosova nën sanksione”, Hamiti: As në ëndërr s’po e shohin shtetet e tjera këtë arritje

Aktuale

“Kosova nën sanksione”, Hamiti: As në ëndërr s’po e shohin shtetet e tjera këtë arritje

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 17:30
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili ka thënë se shtet tjera as në ëndërr nuk i shohin rezultatet e qeverisjes së tij.

Hamiti ia ka përmendur Kurtit që Kosova ende është nën masa ndëshkuese të BE-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se shtetet tjera as në ëndërr nuk i shohin sanksionet nga BE-ja.

“Kosova nën sanksione ndërkombëtare. As në ëndërr s’po e shohin shtetet e tjera këtë arritje. Lakmi ia kanë Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat