“Përçarës kryesor i shqiptarëve”, profesori “shpërthen” ndaj Ramës/ Ja me çka po e ushtron “misionin”

Aktuale

“Përçarës kryesor i shqiptarëve”, profesori “shpërthen” ndaj Ramës/ Ja me çka po e ushtron “misionin”

Nga: N.E Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 20:48
Edi Rama- Aleksander Vuçiq

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Enver Bytyçi, ka lëshuar “akuza” ndaj televizionit shqiptar tv Klan dhe kryeministrit Edi Rama, duke thënë se ata përçajnë shqiptarët.

Bytyçi në një status në Facebook, thotë se tv Klan jep vetëm lajme kritike kundër Albin Kurtit, ndërsa zyra e propagandës dhe dezinformacionit pranë kryeministrit të Shqipërisë ka aktivizuar vazhdimisht Shqipërimat e modelit Arifi për ta paraqit Albin Kurtin si "përçarës", me qëllim që këtë cilësi ta largojë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq.

“Zyra e propagandës dhe dezinformacionit pranë kryeministrit të Shqipërisë ka aktivizuar vazhdimisht Shqipërimat e modelit Arifi për ta paraqit Albin Kurtin si "përçarës", me qëllim që këtë cilësi ta largojë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Mjafton të krijohet përshtypja se kryeministri Kurti "bën përçarje" dhe automatikisht presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë "marrin pamjen e engjëllorëve"! Kjo u duk edhe në fjalinë e Arifit me lëvdata për kryeministrin shqiptar, si person që "nuk ndërhyn" në procese të tilla. Edhe sipërmarrja e Ramës për tjetërsimin e territorit të Kosovës, supozohet prej Arifanëve mos ndërhyrje!”, shkruan Bytyçi.

Mirëpo, sipas tij, përçarës kryesor i shqiptarëve është kryeministri Rama që përdor veglat e veta në Shqipëri, Kosovë e deri në Preshevë për ta kryer këtë mision anti-shqiptar e pro-serb.

“Në fakt përçarësit kryesorë të shqiptarëve është kryeministri Rama, i cili përdor veglat e veta në Shqipëri, Kosovë e deri në Preshevë, për ta kryer këtë mision anti-shqiptar e pro-serb. Këtë e vërteton edhe fakti se Shaip Kamberi mori në zgjedhjet e të dialës së kaluarsë paku trefish vota më shumë se sa shpifësi, Shqiprim Arifi. "Përçarësit" kurrë nuk rriten trefish më shumë se ai që na hiqet si "përbashkues"!

Kjo intervistë cinike e Shqipërim Arifit, që nuk i bën nder as TV Klan, as gazetares që e intervistoi, dëshmoi edhe njëherë se kush është rendit me Beogradin e kush me interesat e Kosovës, Luginës dhe shqiptarëve!”, shkruan tutje profesori.

Shkrimi i plotë:

TV Klan i Shqipërisë prej shumë kohësh jep vetëm lajme kritike kundër Albin Kurtit. Sot në lajmet e mbrëmjes ky televizion intervistoi kryetarin e Preshevës, Shqipërim Arifi, i cili që prej së dielës në drekë lëshon akuza për përçarje të faktorit shqiptar në Luginë nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Zyra e propagandës dhe dezinformacionit pranë kryeministrit të Shqipërisë ka aktivizuar vazhdimisht Shqipërimat e modelit Arifi për ta paraqit Albin Kurtin si "përçarës", me qëllim që këtë cilësi ta largojë nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç. Mjafton të krijohet përshtypja se kryeministri Kurti "bën përçarje" dhe automatikisht presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë "marrin pamjen e engjëllorëve"! Kjo u duk edhe në fjalinë e Arifit me lëvdata për kryeministrin shqiptar, si person që "nuk ndërhyn" në procese të tilla. Edhe sipërmarrja e Ramës për tjetërsimin e territorit të Kosovës, supozohet prej Arifanëve mos ndërhyrje!

Në fakt përçarësit kryesorë të shqiptarëve është kryeministri Rama, i cili përdor veglat e veta në Shqipëri, Kosovë e deri në Preshevë, për ta kryer këtë mision anti-shqiptar e pro-serb. Këtë e vërteton edhe fakti se Shaip Kamberi mori në zgjedhjet e të dialës së kaluarsë paku trefish vota më shumë se sa shpifësi, Shqiprim Arifi. "Përçarësit" kurrë nuk rriten trefish më shumë se ai që na hiqet si "përbashkues"!

Kjo intervistë cinike e Shqipërim Arifit, që nuk i bën nder as TV Klan, as gazetares që e intervistoi, dëshmoi edhe njëherë se kush është rendit me Beogradin e kush me interesat e Kosovës, Luginës dhe shqiptarëve!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat