Arifi: Ftesa e presidentes është në kohën e gabuar dhe me temën e gabuar

Aktuale

Arifi: Ftesa e presidentes është në kohën e gabuar dhe me temën e gabuar

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:38
Dritëro Arifi

Profesori universitar, Dritëro Arifi, e quajti të vonuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për partitë opozitare rreth diskutimit të draftit të Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Arifi tha se opozita është dashtë të thirrët para se të dakordohet Kosova në Bruksel për draftin e Asociacionit, derisa ftesën e Osmanit e quajti në kohën e gabuar dhe me temë të gabuar.

“Ftesa e presidentes është në kohën e gabuar dhe temën e gabuar. Sepse procesi është mbyll. Çfarë rëndësie ka sot opozita nëse kryeministri e ka pranuar draftin. Ne këtë ende nuk e dimë. Kryeministri thotë që nuk e ka pranuar. Komentet kur dërgohen është një pjesë e madhe është aprovu aty ka nuanca të vogla por në parim ajo e ka pranu, sepse nuk kish avancu dialogu të paktën për palën kosovare. Opozita çka bënë unë nuk mund ta di arsyen pse nuk ka shku, Aleanca e ka pas një keqkuptim në komunikim dhe kohën kur është dashtë të takohen, LDK e ka bërë punën e vet si gjithmonë që është parti institucionaliste dhe korrekte, nganjëherë bëjnë gabime që nuk kanë kuptim, por është çështje e tyre.

E kritikoj që ka shku në takim sepse nuk janë konsistent në atë çka e thonë, çka e bëjnë dhe çka e mendojnë por unë prape mendoj që presidentja nëse kish me qenë serioze, prandaj po e them që kronologjia është me rëndësi, është dashtë opozita me u thirr para se me ardhë qaj drafti. Cila është vija jonë e kuqe, ne nuk e dimë, prandaj është e kotë nganjëherë me thirr post-festum, pra kur është kry dasma është e kotë me i thirr dasmorët. Ata munden me ardhë me ta uru por është e kotë. Qeveria e ka prnau draftin sepse janë relaksuar raportet”, u shpreh Arifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat