Çeku për deklaratën e Liburn Aliu: S'e kam dëgju ndonëse u problematizu shumë

Aktuale

Çeku për deklaratën e Liburn Aliu: S'e kam dëgju ndonëse u problematizu shumë

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 00:27
Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është pyetur për deklaratën e ministrit Liburn Aliut, lidhur me deklaratën se “Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm”.

Ndonëse deklarata e zotit Aliu bëri jehonë në opnionin publik, Çeku pretendoi se se nuk e ka dëgjuar deklaratën. Ai deklaroi se është i rëndësishëm edhe konteksti në të cilin është thënë.

“Fatkeqësisht nuk kom mujt me dëgju ndonëse u problematizu shumë. Kjo është pjesa e shkëputur, tash është e rëndësishme me pa kontekstin, konteksti është shumë i rëndësishëm. Nganjëherë deklaratat janë aq të fuqishme saqë e zbehin edhe rëndësinë e kontekstit, por unë besoj që pa kontekst është vështirë me kuptu saktë se pse e ka thënë dhe në cilin kuptim e ka thënë atë gjë." - tha ai.

Lidhur me akuzat se Vetëvendosja ka harruar premtimin për bashkim kombëtar, Çeku u shpreh se "një deklaratë e tillë është dhënë në një kontekst të diskutimit për angazhimin për bashkim".

Së dyti, një nga kritikat më të mëdha që i ka pranuar VV prej që është në qeveri është se e kemi harru projektin e bashkimit kombëtar. Kjo është ëprsërit shumë herë, e keni harru bashkimin kombëtar etj. Dhe unë besoj shumë që një deklaratë e tillë është dhënë në një kontekst të diskutimit për angazhimin për bashkim, se ndryshe skishte se si të fliste për këtë çështje, dhe tash nëse këhstu ka qrnë konteksti pyetja logjike është se si bëhet ndryshe bashkimi kombëtar. Pra nëse VV kritikohet që e paska harru bashkimin kombëtar dhe unë e di që kjo nuk është e vërtetë, dhe vjen një konfirmim në një moment që nuk është ashtu sepse ka një idela më të madh që e tejkalon edhe VV’në që ka të bëjë me bashkimin kombëtar, dhe ujë besoj që në kontekst të atij diksutimi edhe ministri Aliu ka folur përnjë të ardhme të tillë kur të bëhet bashkimi kombëtar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat