“Serbia do ta sulmojë NATO-n në Kosovë”, reagon ashpër profesori – tregon a mund të ndodhë një sulm i tillë?

Aktuale

“Serbia do ta sulmojë NATO-n në Kosovë”, reagon ashpër profesori – tregon a mund të ndodhë një sulm i tillë?

Nga: N. Sh. Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 16:31
Aleksander Vuçiq

Profesori dhe juristi Blerim Burjani përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas deklaratave për një sulm të mundshëm të Serbisë në Kosovë.

Ai thotë se këto deklarata janë abstrakte dhe pa bazë, pasi nuk do të ndodhë asnjëherë që Serbia të sulmojë NATO-n dhe Kosovën.

Reagimi i plotë i analistit politik Blerim Burjani:

Përherë e më shumë ka deklarata abstrakte, pa bazë, dhe fustruese se Serbia do ta sulmojë NATO-n në Kosovë dhe Kosovën, indidvid dhe zyrtarë të lartë të kësaj partie në pushtet përmendin luftën që nuk do të ndodh, kjo kundër propagandë  duhet të ndalet, duhet të përmendet paqja, zhvillimi ekonomik, reforma.

Duhet të mos frikësojnë qytetarin, dhe të mos fshihen prapa një lufte që nuk do të bëhet asnjëherë, e i fshehin dështimet e  tyre me deklarata fustruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat