Abdixhiku nga Peja: Kur një komunë e një kryetar punon sa një Qeveri

Aktuale

Abdixhiku nga Peja: Kur një komunë e një kryetar punon sa një Qeveri

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 19:28
Lumir Abdixhiku dhe Gazmend Muhaxheri

Sipas kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku, kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka punuar sa një Qeveri.

Ai ka njoftuar se sot ditën e ka kaluar në Pejë, duke përmenduar vizitat që ka zhvilluar atje teksa thotë se po punohet në projekte të reja.

“E vërteta është se pak qytete kanë këso bukuri! E vetëm Gazi dhe qeverisja e LDK-së në Pejë arrin t’i shpërfaqë ato me kaq zotësi”, shkruan Abdixhiku ndër të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Kur një komunë e një kryetar punon sa një Qeveri.

Sot, gjithë ditën e kalova në Pejë, tek Gazmend Muhaxheri dhe ekipi i shkëlqyeshëm i tij . U prita fillimisht në komunën e Pejës ku u njoftova me punët e kryera deri më tani dhe ato të planifikuara në vijim.

Vizituam punimet e fundit në Çerdhen “Karagaç”, që po bëhej gati për plot 100 fëmijë . Një çerdhe moderne, me kushte e standarde që fëmijët e Pejës i meritojnë në plotni. Këtë model do ta replikojmë në secilin qytet tjetër në Kosovë. ‘Rruga e Re’ parasheh ndërtimin e 80 çerdheve të tilla për vetëm katër vjet.

Vizituam më pas dhe dy Qendra të reja, të Mjekësisë Familjare, njërën në Karagaç e tjetrën në Vitomericë. Sërish, modele të shkëlqyera për kujdes primar ndaj qytetarëve . Njëra zëvendësonte një objekt disadekadësh, tjetra ishte risi e banorëve në Karagaç. Të dyja zgjidhnin përfundimisht kapacitetet e kujdesit primar në Pejë . Do t’i përurojmë në ditë të pavarësisë !

Ndër shumë projekte të tjera infrastrukturore që po zhvillohen aktualisht në Pejë, vizituam rrugën turistike Vitomericë - Maja e Zezë; një mrekulli 6 kilometërshe mes bjeshkëve e pasurive të bukura të fala nga Zoti. Projekt kapital që le shenjë mbi gjenerata. Rrugë e re që çanë mes bjeshkëve për shtigje të pashkelura ndonjëherë.

Kështu bëhet kur mendon për zhvillim.

E vërteta është se pak qytete kanë këso bukuri! E vetëm Gazi dhe qeverisja e LDK-së në Pejë arrin t’i shpërfaqë ato me kaq zotësi.

Se Gaz Muhaxheri fiton bindshëm, kjo s’është rastësi. Është punëtor, e bashkëpunëtor i ndershëm, prijës shembullor. Se LDK ka kuadro të tilla, nga ai tek secili drejtor e këshilltar lokal, është thjeshtë bekim.

Me ta, e të tillë gjithandej Kosovës, ‘Rrugën e Re’ do ta bëjmë realitet. Kosova ka nevojë për projekte të mëdha infrastrukturore, për çerdhe, shkolla, spitale e jo vetëm. Kosova, mbi të gjitha, ka nevojë për punë e zhvillim, si përgjigje ndaj popullizmit polarizues e depresionit kolektiv.

E ardhmja është e bukur.

Ne kemi gjetur Rrugën e Re. Tani kemi nevojë për secilin prej jush ta bëjmë atë realitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat