Korenica: AKP-ja do të shuhet në fund të vitit 2024

Aktuale

Korenica: AKP-ja do të shuhet në fund të vitit 2024

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:34
Visar Korenica

“Agjencia Kosovare e Privatizimit, do të shuhet në përfundim të vitit 2024”, tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica.

Në kuadër të diskutimit për Fondin Sovran, Korenica deklaroi që partia e tij ka qenë dhe do të jetë gjithmonë kundër privatizimit, derisa tha që përmes këtij fondi, do të mundohen t’i fuqizojnë ndërmarrjet publike në Kosovë.

Ne kemi qenë kundër privatizimit dhe vazhdojmë të jemi kundër. Prandaj kemi thënë që AKP-ja do të shuhet në përfundim të vitit 2024 dhe këto ndërmarrjet e caktuara do të kalojnë në Fondin Sovran, e përmes të cilave do të mundohemi t’i fuqizojmë. Andaj, përmes tyre të gjenerojmë më shumë të hyra sesa kanë gjeneruar deri më tani. Në mënyrën se si i kemi gjetur me humbje të mëdha këto ndërmarrje, tani po operojnë ndryshe”, potencoi Korenica.

Më tej, Korenica tha se mënyra se si është privatizuar me këto ndërmarrje, s’i kanë krijuar shtetit kapital përmes të cilit do të synonin t’i arrijnë ndërmarrjet që kanë mbetur pa privatizuar.

“Me këto ndërmarrje është luajtur sikur të jenë pronë private e familjarëve, apo e vetë personave nga burimet e tyre vetanake”, theksoi tutje Korenica.

Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, me të marrë mandatin qeverisës, ka thënë se Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet sepse qytetarët kanë votuar në zgjedhje që të themelohet Fondi Sovran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat