Dimal Basha e quan “kujdestare të klasës” Kusari-Lilën

Aktuale

Dimal Basha e quan “kujdestare të klasës” Kusari-Lilën

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 00:09
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, e ka quajtur shefen e tij të grupit parlamentar, Mimoza Kusari-Lilën si “kujdestare të klasës”.

Këtë Basha e ka thënë në një storie në Facebook, teksa ka postuar fotografi me Kusari-Lilën dhe disa persona të tjerë.

Epiteti i Bashës për Kusari-Lilën vjen pasi deputeti tjetër i LVV-së, Artan Abrashi e kishte quajtur kryeministrin Kurti si “babadimër”, pas vendimit për dhënien e 100 euro për fëmijet dhe pensionistët. 

Image
Foto e publikuar nga Dimal Basha

E për këtë epitet të Kurtit kishte mjaft shumë reagime në skenën politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat