Institucionet zbatojnë vetëm 20% të rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Aktuale

Institucionet zbatojnë vetëm 20% të rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 12:08
Naim Qelaj në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se deri më tani 20 për qind e rekomandimeve nga ky institucion janë zbatuar, ndërsa janë në pritje të zbatimit për 80 për qind të rekomandimeve.

Ai në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, tha se zbatimi i rekomandimeve të Avokatit duhet të jetë prioritet.

“Këtë vit të dhënat nuk janë edhe shumë inkurajuese, megjithatë jemi akoma herët për me ardhur në një përfundim, deri më tani 20 për qind të rekomandimeve të avokatit të popullit janë zbatuar, 80 për qind e rekomandimeve janë në pritje të zbatimit. Pra, kemi një numër të madh të rekomandimeve që presin zbatim nga autoritet dhe institucionet e vendit”.

“Nëse rekomandimet e Avokatit të Popullit prekin gjitha sferat e drejtave të njeriut dhe pasqyrojnë vet gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë, besoj se është përgjegjësi e gjitha autoriteteve që zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit ta kenë prioritet”, tha Qelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat