Gjykata Speciale tregon se si do ta presin Vitin e Ri ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Gjykata Speciale tregon se si do ta presin Vitin e Ri ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 17:00
Krerët e UÇK-së në Hagë

Periudha e pushimit gjyqësor të Gjykatës filloi të hënën, më 18 dhjetor dhe zgjat deri të premten, më 5 janar 2024. Seanca e radhës e caktuar për gjykimin e Pjeter Shalës është më 9 janar dhe seanca e radhës e caktuar për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është caktuar për 15 janar.

Është ky viti i ri i katërt që po festojnë në burgun e Scheveningennë në Holandë ish-krerët e UÇK-së që ishin ishin dërguar në nëntorin e vititi 2020 të akuzuar për krime gjatë dhe pas lufte në Kosovë.

Se si do të festojnë ndërrimin e motmoteve në burg ish-krerët e UÇK-së, zyrtarët e spaciales nga Haga janë përgjigjur se “të paraburgosurve u ofrohet mundësia të kalojnë kohë së bashku dhe të festojnë festa dhe raste të veçanta në përputhje me rregullat dhe rregulloret e institucionit të paraburgimit”.

“Sipas rregullave të paraburgimit, konsumimi i alkoolit në institucionin e paraburgimit është i ndaluar. Në këtë moment nuk ka një vendim publik që do të parashikonte lirimin e të akuzuarve që aktualisht ndodhen në paraburgim”, ka thënë në vazhdim për Le Canton27.ch Michael Doyle.

“Periudha e pushimit gjyqësor të gjykatës filloi të hënën, më 18 dhjetor dhe zgjat deri të premten, më 5 janar 2024. Gjatë kësaj periudhe nuk zhvillohen seanca dhe disa shërbime jo thelbësore reduktohen në minimum. Megjithatë, gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e KSK-së. Për shembull, Trupi Gjykues II ka nxjerrë disa vendime këtë javë gjatë periudhës së pushimit. Regjistrimet janë të mundshme gjatë pushimeve dhe, përveç nëse urdhërohet ndryshe nga gjyqtarët, afatet gjyqësore vazhdojnë të rrjedhin”, tregojnë nga Specialja.

“Seanca e radhës e caktuar për gjykimin e Pjeter Shalës është më 9 janar dhe seanca e radhës e caktuar për gjykimin e Thaçit dhe të tjerëve është caktuar për 15 janar”, thanë në fund zyrtarët e KSC-së nga Haga për gazetën e zvicerane Le Canton27.ch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat