Ambasada e Kosovës në Pragë reagon për të shtënat me armë zjarri në Pragë

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Pragë reagon për të shtënat me armë zjarri në Pragë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 17:08
Pamje pas sulmit në Pragë

Lidhur me të shtënat me armë zjarri në Pragë, në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit, ka reaguar Ambasada e Kosovës në Pragë.

Përmes një njoftimi, kjo ambasadë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Policia çeke ka njoftuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri në qendër të Pragës, nga të cilat raportohet se janë vrarë një numër i paspecifikuar njerëzish dhe janë plagosur të tjerë.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth viktimave apo rrethanave të të shtënave me armë zjarri të së enjtes në kryeqytetin e Republikës Çeke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat