Osmani: Kosova solidarizohet me qytetarët e Pragës

Aktuale

Osmani: Kosova solidarizohet me qytetarët e Pragës

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:17
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për sulmin e armatosur në qendër të Pragës.

Osmani ka thënë se është me familjet e viktimave që të enjten u vranë nga një sulm me armë në qendër të Pragës.

Ajo ka shkruar se në këto momente të vështira, Kosova solidarizohet me qytetarët e Çekisë.

Jemi me familjet e viktimave dhe me të gjithë ata që u përfshinë nga sulmi i tmerrshëm masiv në Pragë sot. Në këto momente pikëlluese, Kosova solidarizohet me qytetarë”, ka shkruar Osmani në “X”.

Më shumë se 15 persona janë vrarë dhe 24 janë plagosur rëndë, si pasojë e sulmit me armë zjarri në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Karlit, në Pragë të Republikës Çeke, kanë thënë shërbimet e emergjencës. Policia ka thënë se sulmuesi, 24-vjeçar, ka qenë student i universitetit dhe sulmi ka qenë i paramenduar.

Trupi i pajetë i tij është gjetur në ambientet e universitetit. Policia ka thënë se ai ka qenë prej një fshati 21 kilometra larg Pragës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat