Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e fundvitit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Aktuale

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e fundvitit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 21:45
Pamje nga takimi

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e fundvitit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e fundvitit nga Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, kryesuar nga deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Pjesëmarrës në këtë pritje ishin ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike që veprojnë në Kosovë si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Kryeministri pati mundësinë të bashkëbisedonte me pjesëmarrësit, duke ju uruar festat e fundvitit e bashkëpunim sa më të mbarë vitin e ardhshëm, me plot përkushtim e angazhim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat