Basha me një thënie të ish-presidentit amerikan u bën thirrje të rinjve që të mos e braktisin Kosovën

Aktuale

Basha me një thënie të ish-presidentit amerikan u bën thirrje të rinjve që të mos e braktisin Kosovën

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 07:02
Dimal Basha

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka qenë i ftuar në DTP te Fidani, ku me një thënie të ish-presidentit amerikan Xhon Kenedi u ka bërë thirrje të rinjëve që mos ta lëshojnë Kosovën, pas 1 janarit.

“Është e pasinqertë të ju them njerëzve mos dilni sepse unë vet kam dalë, por në rrethana të tjera. Duhet me dalë edhe me pa veten, sepse atje edhe matesh.  E sheh veten a je për fakultet a je për punë, edhe për çka je. Unë mendoj që qiky vend ofron mundësi, por ai njeri që shkon jashtë ia ka borxh kësaj toke, mu kthy e me dhënë për këtë vend. Një temë të diplomës, një master nëse e bon, bone për ndonjë problem të Kosovës që ne të mund t’i avancojmë për ta yhvilluar Kosovën”, tha Basha.

Ai tha se Kosova ka fqinjë që duan ta zhdukin nga faqaj e tokës, prandaj duhet fuqizim e që sipas tij vjen prej djemëv edhe vajzave të reja, që jetojnë në këtë vend.

“Kenedi e ka thënë: Mos pyet se çfarë mund të bëjë vendi yt për ty, por pyet se çfarë mund të bësh ti për vendin tënd”, tha Basha në DPT te Fidani.

Ai ka thënë se ia kemi borxh Kosovës që të punojmë ndershëm, sepse sipas tij Kosova për 20-30 vend mund të jetë vendi më i zhvilluar në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat