Basha: Para Qeverisë Kurti, më shumë plumba kanë pasë komandantët në oda sesa ushtria

Aktuale

Basha: Para Qeverisë Kurti, më shumë plumba kanë pasë komandantët në oda sesa ushtria

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 12:27
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka kritikuar qeveritë e kaluara se kanë bërë pak për Ushtrinë e Kosovës.

Basha tha se dikur më shumë kanë pasur plumba komandantët nëpër oda, sesa ushtarët.

“Arritjet tona duhet të kthehen te ushtria. Ka qenë 56 mln buxheti sot është mbi 200 mln. Sot ushtari ka municion sa të duash, në kohën kur e kemi marrë qeverinë, më shumë plumba kanë pasur komandantët nëpër oda qe gjujshin t’u hongër mish se ushtari në kazermën e ushtrisë”, tha Basha.

Basha tha se në të kaluarën ushtarët kanë pasur para vetëm për rroba dhe për të ngrënë e për të pirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat