Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim

Aktuale

Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:24
Xhafer Gashi

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi gjatë një interviste ka folur edhe për heroin e Kosovës, Agim Ramadani, me të cilin kanë qenë dhe shokë lufte.

Gashi është parë i emocionuar teksa ka folur për heroin Ramadani, teksa ka thënë se atë e kujton si një strateg që ka udhëhequr beteja në çlirimin e vendit.

“Ai jeton në shpirtin tim, edhe e kujtoj çdo herë me mall sepse na mungon fizikisht. Agimin e kujtoj si një strateg që ka udhëhequr beteja në çlirimin e vendit, pastaj lirisht mund ta them se është i skalitur përherë në shpirtin tim dhe për mua është një udhërrëfyes i veprimtarisë time”, ka thënë Gashi.

Ai ka folur edhe për raportet me familjen e heroit Ramadani.

“Janë po ato marrëdhënie që janë krijuar që kur jam njoftuar me Agimin dhe vazhdojmë edhe më tutje të mira, kem takime të shpeshta me familje dhe ndaj edhe gëzimin edhe hidhërimin bashkë”, ka thënë Gashi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat