Propaganda serbo-ruse synon dëmtimin e Kosovës, ‘KosovoOnline’ qendër e dezinformimit

Aktuale

Propaganda serbo-ruse synon dëmtimin e Kosovës, ‘KosovoOnline’ qendër e dezinformimit

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 14:30
Foto nga konferenca

Propagandat e bëra nga mediat ruse dhe serbe në Kosovë kanë për qëllim dëmtimin e sovranitetit të Kosovës, bllokimin e integrimit të serbëve të Kosovës dhe dëmtimin e imazhit të Kosovës. Përveç kësaj, ka për qëllim diskreditimin e personaliteteve të larta dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të tensionit ndëretnik.

Kështu u tha në konferencën “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë”, e organizuar nga Instituti për Studimin e Kërcënimeve Hibride “Octopus”, derisa u prezantua hulumtimi mbi nidkimin e mediave serbe dhe ruse në imazhin e Koosvës.

Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu deris prezantoi analizën e realizuar, përmendi mediumet si Kosovo Online, Sputnik dhe RT, për të cilat tha se ndikojnë më së shumti ndikojnë në përcrjen e komintetit serb dhe shqiptar apo edhe në sulmin e institucioneve qendrore.

Ai theksoi se kanë identifikuar dy hipoteza të cilat kanë të bëjnë me propaganda ruse për të sulmuar dhe sjellë përçarje në Evropë. Ndërkaq, potencon se hipoteza tjetër ka vërtetuar se “propaganda serbe gjithmonë insiston në agjendën e saj për të treguar se institucionet e Republikës së Kosovës janë jofunksionale”.

Musliu: Ppropaganda serbe gjithmonë insiston për t’i paraqitur si jofunksionale institucionet e Kosovës

"Influenca ruse dhe serbe në Ballkan shtrihet kryesisht nëpër media dhe sidomos në Kosovë. Ne i kemi targetuar disa nga to të cilat në plotni kontrollohen nga shteti dhe financohen nga shteti por edhe në aspektin strategjik e taktik udhëhiqen nga shteti. Ato që më së shumti i kemi identifikuar që ndikojnë në përçarjen e komunitetit serb dhe shqiptar apo në sulmin e institucioneve qendrore janë ‘Kosova Online’, ‘Rusia Today’ dhe ‘Sputnik’. Sigurisht që për t'i ikur subjektivitetit ne i kemi përdorur edhe metodat e hulumtimit se disa nga individët që kanë qenë prezentë dhe janë prezent në mediat kosovare, kanë punuar edhe ne aspektin dezinformues sa i përket shërbimit të këtyre mediave... Kemi identifikuar edhe dy hipoteza, hipoteza e parë është që propaganda ruse ta sulmojë Evropën dhe të bëjë përçarje në Evropë në secilin segment të mundur edhe kulturor edhe social edhe politik edhe ushtarak edhe ekonomik sigurisht. ndërsa, në hipotezën e dytë e cila është e vërtetuar kemi ardhur deri të gjetjet që propaganda serbe gjithmonë insiston në agjendën e saj për të treguar institucionet e Republikës së Kosovës jofunksionale, të përçahet komuniteti serb edhe më shumë që të radikalizohet", tha Musliu.

Ndërkaq, hulumtuesi i lartë në Octopus, Taulant Elshani tha se mediumi elektronik “Kosovo Online” rezulton si qendër mediatike e propagandës sistematike kundër Republikës së Kosovës, sipas tij me qëllim dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës.

Elshani theksoi se Kosovo Online poston çdo ditë lajme të rrejshme, artikuj me përmbajtje të theksuar fyese ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera. Ai shtoi se ky medium përmes metodave të ndryshme bën fushata kundër liberalizmit të vizave, derisa shton se përmban artikuj për hapjen e frikës, krijimin e një klime pa sigurie deh çështje të tjera në dëm të Kosovës.

Elshani: “Kosovo Online”, qendër mediatike e propagandës sistematike kundër Kosovës

"Mediumi elektronik ‘KosovoOnline’ rezulton qendër mediatike e propagandës sistematike kundër Republikës së Kosovës me qëllim dëmtimin e interesave shtetërore të Kosovës... Ideja e funksionit të portalit ‘Kosovo Online’ është të shërbejë si dritare e vetme e informacionit për Kosovën në Serbi. Të gjitha mediat serbe tanimë i marrin lajmet nga redaksia e ‘Kosovo Online’. Pas pushtimit të Ukrainës, mediat propagandistike ruse si ‘Sputnik’ dhe ‘RT’ i marrin po ashtu nga redaksia ‘Kosovo Online’. Pra, kemi të bëjmë me një monopolizikm jo demokratik të informacionit, një përqendrim dhe kontroll total... ‘KosovoOnline’ poston çdo ditë lajme të rrejshme, artikuj me përmbajtje të theksuar fyese ndaj shqiptarëve dhe komuniteteve tjera, fushata kundër liberalizmit të vizave... Artikuj me përmbajtje për hapjen e frikës, krijimin e një klime pasigurie, nxitjen e përçarjes së spektrit politik në Kosovë e të një artikulli të mbrëmjes së 24 shtatorit, i cilësuar tashmë gjerësisht si lajm i rremë, tentonte të nxiste urrejtje duke paraqitur një audiomaterial të Policisë së Kosovës, gjoja duke refuzuar t’i ndihmonin një të lënduari serb”, potencoi Elshani.

Nga autorët e hulumtimit “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Koasovë”, u potencua një ndër lajmet e rrejshme që është publikuar në mediumin ‘Kosovo Online’, në ditën e sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Sipas tyre, këtë ditë, ky medium e paraqet një audiomaterial të Policisë së Kosovës dhe pretendon se aty po thuhet “Edhe sikur të vdes asgjë”, që paraqitet si neglizhencë e policisë ndaj një të plagosuri serb. Ata shtojnë se ky medium serb nuk ka asnjë fakt, pjesë të audio materialit apo diçka tjetër që e mbështet pretendimin e tij se në atë komunikim po neglizhohet një i plagosur serb.

Në hulumtimin e Octopus “Propaganda mediatike serbe dhe ruse në Kosovë” thuhet se Rusia e përdorë median për të sponsorizuar fuqinë e saj dhe gjurmëve në fushën e mediave për të arritur qëllimet e veta që kanë të bëjnë me glorifikimin, shtyrjen dhe influencën e elementeve destabilizuese të politikës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat