Krijohen kolona në kufi, qytetarët presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Aktuale

Krijohen kolona në kufi, qytetarët presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 15:00
Ilustrim

Në tri vendkalimet kufitare Jarinjë, Dheu i Bardhë dhe Merdarë kanë nisur të krijohen kolona të gjata.

Sipas të dhënave të fundit të publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, qytetarët po presin deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

Fluks më i madh i veturave është në pikën kufitare Dheu i Bardhë, kolonat arrijnë deri në 300 metra. Situatë e ngjashme është edhe në Jarinjë.

Kurse në Merdarë pritja e qytetarëve është 30 minuta.

Vendkalimet tjera janë më të lira për qarkullim, dalja dhe hyra mund të bëhet brenda 15 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat