Kryeziu: Gjykata Kushtetuese nuk është e kapur, vendimet i ka të drejta

Aktuale

Kryeziu: Gjykata Kushtetuese nuk është e kapur, vendimet i ka të drejta

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Kadri Kryeziu

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë se vendimi përfundimtar i Kushtetueses deri më tash nënkupton se opozita ka të drejtë,

Kryeziu theksoi se partitë politike duhet të vetëdijesohen që është një organ i pavarur i ndërtuar si një subjekt i rëndësishëm i shtetit.

“Vendimin përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese deri më tash nënkupton se opozita ka pasë të drejtë. Derisa e rrëzon ligjin në tërësi, opozita ka pasë të drejtë”, ka thënë Kryeziu.

“Kjo nënkupton se (Qeveria) nuk ka vetëdije të lartë shtetërore dhe nuk kanë përgatitje për shtet, gjykata nuk është e kapur janë njerëz profesional, vendimet i kanë të drejta, të paanshme të pandikueshme. Partitë politike duhet të vetëdijesohen që është një organ i pavarur i ndërtuar si një subjekt i rëndësishëm i shtetit dhe duhet respektuar si i tillë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat