​Poga: Thaçi e të tjerët në Hagë asnjëherë nuk kishin pikëpamje për të vrarë shqiptarë

Aktuale

​Poga: Thaçi e të tjerët në Hagë asnjëherë nuk kishin pikëpamje për të vrarë shqiptarë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 10:22
Sokol Poga

Sokol Poga nga OVL e UÇK – dega Tiranë, ka deklaruar se gjykimi në Hagë po bëhet në mënyrë të padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK- së.

Sipas tij, kjo “gjykatë politike e bërë nën trysninë e Rusisë dhe Serbisë, me dosjet e shërbimit sekret BIA, shqipfolësit shqiptarë që dalin si kërpurdha, dëshmitarë të ashtuquajtur në Hagë”, po kërkojnë të barazojnë agresorin me mbrojtësin e lirisë.

“Ata që janë atje asnjëherë nuk kanë pasur pikëpamje për të vrarë shqiptarë, për të ngrën veshkat e organe të brendshme, këto janë sajesa të shërbimit sekret”, potencoi ai, duke shtuar se një drejtim të vetëm kishin e që ishte organizimi i luftës për çlirimin e Kosovës.

Sokol Poga, është njëri nga personalitetet e strukturave të larta të shtetit shqiptar dhe ish-UÇK-së dhe bashkëveprimtar dhe bashkëluftëtar i Adem Jasharit, Abedin Rexhës -Sandokanit, Fehmi Lladrovcit e shumë heronjve tjerë të kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat