Kusari-Lila mohon favorizimin e komunave të VV-së

Aktuale

Kusari-Lila mohon favorizimin e komunave të VV-së

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 09:51
Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar akuzat se Qeveria me ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm i ka favorizuar komunat e udhëhequra nga kjo parti.

Kusari-Lila tha se nga buxheti prej 3.3 miliardë euro, 21 milionë euro janë ndarë për investime kapitale. Sipas saj, nëse shikohet vlera e projekteve për kokë banori prin Prishtina, Gjakova e Ferizaj, komuna këto që nuk qeverisen nga VV-ja.

“Buxheti është 3.3 miliardë euro, ndërsa vlera e projekteve të reja 21 milionë prej të cilave gjysma mendohet se është ndarë për katër komunat ose thuhet, të LVV-së që i bie diku 12-13 milionë euro. Gjithë ky argumentim nuk e ka peshën e njëjtë në raport me vlerën për të cilën po flasim. Ka shumë projekte të cilat janë në vazhdimësi dhe nëse shikohen vlera e projekteve për kokë banori me komunat do të dalin komunat të cilat udhëhiqen nga partitë e tjera që sot janë në opozitë në nivelin qindore të cilat për kokë banori kanë investime nga Qeveria, aty prin Prishtina, Gjakova, Ferizaj e kështu më radhë”, tha ajo për EO.

Ajo shton se duhet të analizohet mirë se për çka kanë ngecur projektet nëpër komuna të caktuara. Kusari-Lila shprehet kategorike se ka pasur favorizime, por thotë se mund të ketë pasur komunikim më të afërt e bashkëpunim më te lartë me kryetarët.

“Duhet të shikohet fakti pse për shembull një stadium ndërtohet në Gjilan e jo diku tjetër, ndoshta ka pasur probleme me ndarjen e pronës nga komunat. Prej ndarjes së hapësirës së fizibilitetit, shpronësimeve e kështu me radhë. Ne kemi pasur probleme të më hershme me komunën e Gjilanit në të cilat nënë qeverisjen e LDK-së ka shkuar shumë gjatë procesi i shpronësimit apo nuk është kryer me kohë, që është rrezikuar një projekt si rrjedhojë e mos përmbylljes së procedurave në shpronësim. Absolutisht nuk e them favorizim, e them ndoshta që ka pasur komunikim më të afërt ndoshta bashkëpunim më të lartë. , tha ajo. Sipas një raporti të publikuar nga Instituti GAP, vlerësohet që këtë vit, vlera e investimeve kapitale të reja në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, qeveria ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Vetëvendosje (VV), ku mbi gjysma e kësaj shume 13 milionë euro (59.5%) janë orientuar në katër komunat e udhëhequra nga VV (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat