​“Bazuar në mashtrime e propagandë”, profesori Berishaj: Historia e Serbisë është plagjiaturë

Aktuale

​“Bazuar në mashtrime e propagandë”, profesori Berishaj: Historia e Serbisë është plagjiaturë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:39
Nikollë Berishaj

Profesor Nikollë Berishaj ka komentuar gjerësisht situatën politike në Ballkanin Perëndimor.

Ai për Euronews Albania ka folur edhe zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi.

Ai tha se edhe vetë Bashkimi Evropian, pati një qasje shumë negative ndaj mënyrës se si u bënë zgjedhjet në Serbi. Sipas tij e njëjta gjë po ndodh edhe në Malin e Zi, pasi duket se Serbia, kisha e saj po ndikon fuqishëm.

Sipas Berishaj, Serbia gjithnjë ka qenë e lidhur ngushtë me propagandën e madje edhe historinë e saj e ka gënjeshtër mbushur plot propagandë.

“Opinion i e di se edhe vetë historia e Serbisë është plagjiaturë, rrenë e kulluar që nga mitologjia e saj, nga lufta e Kosovës edhe këtej. Gjithçka është e bazuar në një mashtrim të popullit, në një propagandë që populli, sidomos ai i thjeshti e gëlltit shumë thjesht. Me 100 euro që u jepen fëmijëve dhe atyre të shkollave të mesme para zgjedhjeve dhe pensionistëve duke e shtirë një të vërtetë të tyre se Serbia na qenka shteti më me prosperitet i Evropës sot për sot”, ka thënë Berishaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat