​Haradinaj uron për Krishtlindje: Sa më shumë paqe e harmoni në familjet tuaja

Aktuale

​Haradinaj uron për Krishtlindje: Sa më shumë paqe e harmoni në familjet tuaja

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:45
Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji me rastin e festës së Krishtlindjes.

Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe kreun e Selisë së Shenjtë Papa Françeskun.

"Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë", është shprehur ai.

Urimi i plotë:

Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjell urimet më të ngrohta ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik, si dhe gjithë miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës.

Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Uroj që Krishtlindja të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie. Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi! Për shumë mot, Krishtlindja!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat